Shkup, aksidentohet një Polic kurse në Bojanë gjuhet me armë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2019 21:39

Shkup, aksidentohet një Polic kurse në Bojanë gjuhet me armë

MPB njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen Hipodrom të Shkupit një 45 vjeçar ka ka përplasur me motoçikletë një polic.

“Më 14.09.2019 në orën 22:30 në vendkalimin hekurudhor në rrugën Blagoja Stefkovski në lagjen Hipodrom të Shkupit, Z.P. (45), duke drejtuar një motoçikletë të tipit Kavasaki me targa të Shkupit ka përplasur një polic i cili ishte në detyrë zyrtare. Polici ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. SPB-Shkup ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes”.

Sakaq, policia e Sarajit ka arrestuar 52 vjeçarin Sh.S. nga fshati Bojanë, për shkak se rretj ores 11 e 45 minuta me armë zjarri ka gjuajtur në drejtim të bashkëfshatarit R.N. 36 vjeçar. Për fat të mirë plumbi nuk e ka qelluar 36 vjeçarin. Policia po merr masa për ndriçim të rastit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2019 21:39