Ahmeti uron Mexhitin: Punë të mbarë, shëndet e suksese

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2019 18:21

Ahmeti uron Mexhitin: Punë të mbarë, shëndet e suksese

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Izet Mexhtin për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i degës së kësaj partie në Çair të Shkupit, transmeton Gostivari Sot 

“Uratat më të sinqerta për të gjithë të zgjedhurit e sotëm në kuvendin zgjedhor të degës sonë të Çairit, që nga Kryetari i degës Izet Mexhiti, Kryesia, Këshilli Mbikqyrës, Kryetarët e Këshillave Vendor dhe të gjithë anëtarët dhe aktivistët e organizatës sonë në këto 17 vite bashkëveprimi. Punë të mbarë, shëndet e suksese! Bashkë vazhdojmë…”, shkruan Ahmeti.

Kujtojmë që në Kuvendin zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, kandidati i vetëm i propozuar për kryetar të degës në këtë komunë ishte Izet Mexhiti, i cili mori mbështetje unanime prej rreth 60 anëtarëve të kësaj dege.

“Nga dita e hënë ne do të jemi në terren në takim me qytetarët për të bërë programin e ri të BDI-së për kushte më të mira për qytetarët”, ka thënë kryetari i sapozgjedhur i degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti. Gostivari Sot

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2019 18:21