Red Devils me probleme, 7 mungesa kundër Leicester City

Presioni për të marrë pikë dhe renditja që ka nevojë emergjente për përmirësim, e ka shtuar presionin te trajneri i Mancester Junaitid për ndeshjen e kësaj fundjave.

Por edhe pse do të ketë si favor mbështetjen elektrizuese të publikut në Old Treford, trajneri Ole Gunar Solskjaer me gjasë do të ketë 7 mungesa të rëndësishme të shtunën kundër Lester Sitit.

Pol Pogba’ është një prej lojtarëve që do të detyrohen të shohin si spektator sfidën e Premier Ligës, një lojtar që për shkak të dëmtimit në kyç nuk u aktivizua dot as kundër Shqipërisë në Paris, në ndeshjen e Euro 2020. të tjerë futbollistë të pa disponueshëm për shkak të problemeve fizike janë Entoni Marsial, Ljuk Shou, Diogo Dalot, Erik Baili’.

Por së fundmi në shqetësimet e Djajve të Kuq, janë shtuar dhe emrat e Xhese Lingard dhe Aron Uan-Bisaka.

“Infermieria ka qenë kaq plot me lojtarë të dëmtuar sa ne ende nuk dimë se kë do të kemi në fushë ndaj Lester Siti. ne shpresojmë se do të kemi një kontigjent më të plotë të paktën për ndeshjen e javës tjetër kundër Uest Hemit”, është shprehur Ole Gunnar Solskjaer.

Mancester Junaitid ndodhet në vendin e 8 në Premier Ligën angleze, me vetëm 5 pikë në 4 ndeshje.

Top Channel