Maqedonia e Veriut, korridor për emigrantët e Lindjes, për tre ditë zbulohen 33 persona

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2019 22:27

Maqedonia e Veriut, korridor për emigrantët e Lindjes, për tre ditë zbulohen 33 persona

Për më pak se tre ditë në rrugët e Maqedonisë së Veriut dhe kryesisht në magjistralen Kumanovë – Tabanoc, orgenët e rendit zbuluan 33 emigrantë nga Afganistani, Banglladeshi, Pakistani, Eritrea dhe Nepali, njofton Gostivari Sot, duke u thirrur në informacionet nga MPB. 

Rasti i fundit u regjistrua në orët e hershmë të ditës së premte në magjistralen Kumanovë – Tabanoc, zyrtarët policorë kanë dhënë sinjal për të ndaluar dy vetura, një “Porsche” dhe “Audi A8”, por të njëjtat nuk kanë ndaluar.

Pasi policia ka filluar t’i ndjekë, vetura “Porsche” ka ndaluar dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur 16 emigrantë (dy prej tyre të mitur), nga të cilët 5 nga Pakistani, 6 nga Eritrea dhe 5 nga Nepali, të gjithë pa dokumente identifikimi.

Emigrantët dhe vetura janë dorëzuar në SPB – Kumanovë për procedurë të mëtejme. Po merren masat e duhura për zbardhjen e rastit.

Fotografi ilustrimi

Fotografi ilustrimi

Edhe në dy raste të ndara të ndodhura gjatë javës që lamë pas, organet e rendit kanë  ndaluar automjete që transmetonin emigrantë. Në rastin e parë, një banorë i Haraçinës i moshës 21 vjeçare është arrestuar në hyrje të fshatit Reçicë të Kumanovës përshkak të transportit ilegal të emigrantëve.

Siç informojnë nga MPB-ja, në orët e hershme të mëngjesit më 11 shtator gjatë kontrollit policor në makinën e tipit “Reno Espace” me targa të Strumicës i janë gjetur 15 emigrantë nga Banglladeshi. Ata së  bashku me shoferin nga Haraçina janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Gostivari Sot 

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2019 22:27