Katica Janeva, dikur simboli i drejtësisë e tani në paraburgim dhe e shkarkuar nga Parlamenti

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2019 15:44

Katica Janeva, dikur simboli i drejtësisë e tani në paraburgim dhe e shkarkuar nga Parlamenti

Sot e para katër vitesh, saktësisht më 16 shtator të vitit 2015 Kaica Janeva bëri betimin solemn para Këshillit të prokurorëve publik. Ky ishte akti final i zgjedhjes së prokurorit të parë special të Maqedonisë, detyrë kryesore e të cilit ishte hetimi dhe nxjerrja para drejtësisë të gjithë personave përgjegjës për përgjimet e paligjshme në vend, por edhe t’i ndjekë të gjithë ata për të cilët ka dyshime që kanë bërë vepra kriminale, indikacione që dolën nga përgjimet, shkruan Gostivari Sot 

Aso kohe, në mbështetje të Janevës ishin katër partitë më të mëdha në vend, VMRO- BDI në pushtet dhe LSDM dhe PDSH në opozitë. Kësaj i paraprinë bisedime disa mujore me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Katica Janeva, mori obligim që të hulumtoj rastin ‘Puç’ dhe ‘Përgjimet’, ndërsa para emërimit ishte prokurore e përgjithshme në Gjevgjeli.

Por, derisa u caktua për të luftuar krimin, siç duket ajo “vetë ra në kurthin” e krimit të organizuar, shkruan Gostivari Sot.

Sot parlamenti me 102 vota e shkakroi derisa ajo ndodhet në burgun e Shutkës. Në procesin gjyqësor “Reket” tani Janeva do të duhet të japë përgjigje në disa pyetje që u hapën në opinion, pasi që muajin e kaluar u hap rasti “Reket”, në të cilin tani për tani, për zhvatje të biznesmenëve janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Zoran Mileski- Zoki Kiçeec.

Në incizimet e publikuara audio nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet zëri i saj kur i thotë biznesmenit Kamçev se “çdo gjë do të jetë në rregull”. Deri më tani për rastin “Reket” nga PSP-ja kanë dëshmuar prokurorët, Lile Stefanova, Burim Rustemi dhe Elizabeta Josifoska. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2019 15:44