Kalendari histori, çka ka ndodhur në ditën e sotme – 15 Shtator

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2019 23:25

Kalendari histori, çka ka ndodhur në ditën e sotme – 15 Shtator

15 Shtatori është dita e 258-të e kalendarit gregorian (dita e 259-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 107 ditë.

1789 – Kongresi amerikan krijon Departamentin e Shtetit nga Departamenti i më parëshëm i Punëve te Jashtme. Departamenti i Shtetit shpesh quhet edhe Foggy Bottom, emri i zonës ku ndodhet ndërtesa e tij në Washington. Në shtator 2000, ndërtesës së Departamentit të Shtetit iu dha emrin Harry S. Truman, për nder të presidentit të 33-të amerikan (1945 – 1953). Në ndërtesën Truman punojnë më shumë se 8 mijë vetë, aktualisht nën drejtimin e sekretarit të Shtetit John Kerry.

1935 – Fillon zbatimi i ligjit të Nurembergut, që privoi hebrenjtë nga shtetësia e tyre gjermane dhe e bëri Svastikën emblemën zyrtare të Gjermanisë naziste.

1948 – Franz Babinger – linguist, orientalist, albanolog, historian i njohur gjerman – ri-fillon karrierën e tij si profesor në Universitetin e Mynihut, pas një ndërprerjeje prej 15 vjetësh. Babinger (l1891-1967), pa mbaruar ende shkollën e mesme, dinte disa gjuhë, përfshi persishten dhe hebraishten. Në Luftën e parë (1914-1918), ai shërbeu në ushtrinë gjermane dhe, si njohës i gjuhëve orientale, dërgohet në front në Lindjen e Mesme. Në vitet 1920, profesor në universitetin e Berlinit, Franz Badinger botoi librin “Mehmed the Conqueror and his time”, studim i rrallë akademik mbi figurën e sulltanit Mehmed II, pushtues i Kostandinapolit (Stamboll i sotëm) më 1453, dhe zgjeruesi i kufijve të Perandorisë Osmane përtej cdo parashikimi. Ky libër e bëri Babingerin autoritet të padiskutueshëm në çeshtjet lindore, dhe e shndërroi universitetin e Mynihut në qendër botërore të studimeve orientaliste. Me ardhjen e nazistëve në pushtet në Gjermani më 1933 , Babingerit – ashtu si dhe shumë shkencëtarëve gjermanë me prejardhje hebraike – iu mohua e drejta për të dhënë mësim në shkolla. Dhe studiuesi i shquar ikën në Rumani – deri në vitin 1943 – dhe atje pa e përjetoi vuajtje, përndjekje e krime. Në vitin 1957, Babinger dëshmon hapur në gjyq mbi mizoritë naziste kundër hebrenjve në Rumani. Në vitin 1958, ai del në pension, por vazhdon të punojë dhe publikojë; ndër studimet monografike të kësaj periudhë është edhe libri “Das Ende der Arianiten” ose “Fundi i Arianitëve”, ku Baninger merr në analizë këtë familje fisnikësh shqiptarë të periudhës së Mesjetës. Franz Babinger vdiq aksidentalisht në 23 qershor 1967 – trupi i tij u gjet i mbytur në det në plazhin e Durrësit, Shqipëri – ku duket se kishte shkuar për pushime, kërkime shkencore, për ndonjë konferencë albanologjike, apo për të trija së bashku.

1990 – Shqipëria kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën per Sigurim e Bashkëpunim në Evrope, KSBE, sot OSBE. Pak Histori brenda Historisë – Në gusht 1975, 35 vende evropiane, përfshi Kanadanë e SHBA-në, u mblodhën në Helsinki të Finlandës, me synimin për të zbutur tensionet Lindje – Perendim. Në perfundim, pas disa ditë debatesh, pjesmarrësit nënshkruan atë që njihet si Deklarata e Helsinkit. Pikërisht mbi këtë dokument Shqipëria nuk pranoi të vinte firmën, dhe kuptohet pse; një nga pikat kryesore të Deklaratës së Helsinkit është “respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë edhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë ose besimit”. Tiranës zyrtare do t’i duheshin plot 15 vite për të kuptuar dhe pranuar domosdoshërinë e këtyre të drejtave.

1997 – Disqet me këngën “Candle in the Wind” të Elton Xhonit shiten më shumë se 600-mijë kopje në ditën e parë të daljes në dyqanet britanike. Në një dyqan muzikor në Londër, kjo këngë kushtuar Princeshës Diana u shit 1-mijë kopje për 90 minuta.

2000 – Në Sydney të Australisë hapen Lojrat verore Olimpike – – ekipe nga 199 vende morën pjesë – Shtetet e Bashkuara fituan shumicën e medaljeve (93), ndërsa Australia në vend të 4 me 58 medalje.

Ngjarje

668 – Perandori romak Constans II vritet në banjon e tij në Sirakuzë, Itali.
921 – Saint Ludmila vritet në Tetin.
1584 – Përfundohet San Lorenzo del Escorial Palace në Madrid.
1812 – Armata franceze nën komandën të Napoleon Bonapartot arrin në Kremlin në Moskë.
1821 – Kosta Rika, El Salvador, Guatemala, Honduras dhe Nicaragua shpallin pavarësinë nga Spanja.
1851 – Themelohet universiteti “Saint Joseph’s University” në Filadelfia, Pensilvani.
1916 – LPB: Tanket përdoren për herë të parë në luftë.
1948 – Aeroplani F-86 Sabre thyen rekordin botërorë në shpejtësi 1080 km/h.
1952 – Kombet e Bashkuara i japin Eritrenë Etiopisë.

1955 – Vepra Lolita e autorit Vladimir Nabokov u botua në Paris nga Olympia Press.
1959 – Nikita Khrushchev është politikani i parë sovjetik që i viziton Shtetet e Bashkuara.
1968 – Anija kozmike ruse Zond 5 u bë anija e parë kozmike e cila u soll rrotull Hënës dhe u rikthye në atmosferën e Tokës.
1998 – WorldCom dhe MCI Communications përfundojnë marveshjen e bashkimit në MCI WorldCom e që më vonë do të njihet përsëri si WorldCom dhe do të jetë falimentimi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Lindje

1254 – Marco Polo, tregtar, eksplorues Venecian
1939 – Lah Nimani , profesor dhe trainer boksi (vdes me 20 shkurt 2008).
1857 – William Howard Taft, politikan dhe kryetar amerikan.
1881 – Ettore Bugatti, biznesmen italo-francez, themeluesi i Bugatti (v. 1947)
1888 – Antonio Ascari, pilot garash me makina italian (v. 1925)

1890 – Agatha Christie, autore e romaneve. kriminalistike britanike.
1904 – Umberto II, mbret i Italisë (v. 1983)
1946 – Oliver Stone, regjisor amerikan
1946 – Tommy Lee Jones, aktor amerikan
1975 – Anastacia, pop-këngëtarja amerikane.
1977 – Tom Hardy, aktor anglez
1986 – Heidi Montag, aktore amerikane

Vdekje

1520 – Ilija Crijević, latinist kroat(l. 1463)
1891 – Ivan Gončarov, shkrimtar rus (l. 1812)
1963 – Slavko Kolar, skenarist filmi dhe shkrimtar kroat (l. 1891)
1938 – Thomas Wolfe, letrar amerikan (l. 1900)
1973 – Gustav VI. Adolf, mbret suedez (l. 1882)
1978 – Willy Messerschmitt, projektues gjerman avionësh (l. 1898)
2007 – Colin McRae, pilot rally suedez (l. 1968)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 14 Shtator, 2019 23:25