Sot pritet të nis operacioni për transferimin e lëndëve nga PSP në PP

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2019 09:29

Sot pritet të nis operacioni për transferimin e lëndëve nga PSP në PP

Prokuroria Publike Speciale ka paralajmëruar se është gati për të transferuar lëndët e saj në Prokurorinë e Përgjithshme Publike. Për sot është paralajmëruar fillimi i kësaj procedure, që do të fillojë të zbatohet para skadimit të mandatit të kryeprokurores speciale, Katica Janeva. Kësaj të fundit i skandon mandati më 15 shtator.

Ky operacion do të ndodhë para se në Kuvend të miratohet Ligjit për Prokurorinë Publike, pasi që partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshjen, njofton INA.

Transferimit iu dha dritë jeshile, pas letrës që kryeprokurorja speciale Katica Janeva e dërgoi nga Shutka në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme për transferimin e lëndëve. Prokurori i përgjithshëm, Lubomir Joveski theksoi se janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për realizimin e operacionit të transferimit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2019 09:29