Si ndodhi aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë ?

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2019 15:53

Si ndodhi aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë ?

Në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Dëbërc, mbrëmë (12- shtator) rreth orës 19 e 40 minuta, vetura ,,BMW,, me targa të Suedisë, të cilën e ka drejtuar 42-vjeçari A.M. nga Shkupi, ka devijuar nga rruga dhe është rrokullisur jashtë korsive të autostradës, njofton Gostivari Sot 

Gjatë aksidentit, A.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe me anë të autoambulancës është
dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për ti ofruar ndihmë mjekësore.

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe është duke u përcaktuar shkaku dhe rethanat e këtij
aksidenti. Gostivari Sot 

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2019 15:53