Deskoska: Lëndët e PSP-së vazhdojnë para gjykatave

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2019 13:32

Deskoska: Lëndët e PSP-së vazhdojnë para gjykatave

Tanimë është e qartë se lëndët e  PSP-së do të vazhdojnë para gjykatave, tha sot në fjalimin e saj ministrja e drejtësisë Renata Deskoska, me rastin e fillimit të projektit tuining për përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale dhe sigurimit të procedurave të shpejta, transparente dhe efikase  parahetimore  dhe hetimore në luftën me krimin.

“Sistemi i drejtësisë dëshmoi se funksionon, se ekzistojnë mekanizma që pamundësojnë bllokimin e proceseve”, tha Deskoska, e cila njëherit apeloi që në prag të vendimit për datë për fillim të negociatave interesat e ngushta partiake të lihen anësh dhe në rend të parë të vihen interesat shtetërore. Alsat

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 13 Shtator, 2019 13:32