Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Kryeministri Zaev për vizitë në Çeki, zv,kryeministri Osmani në Suedi

Kryeministri Zoran Zaev sot është për një vizitë pune njëditore në Pragë, Republika e Çekisë dhe do të marrë pjesë në Samitin e kryeministrave të vendeve nga Grupi i Vishegradit dhe kryeministrave të vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor, njofton Flaka 

Zaev, siç paralajmëroi pres shërbimi qeveritar do të takohet me kryeministrin e Republikës së Çekisë, Andrej Babish në drekë pune të organizuar së bashku me kryeministrat e vendeve të Grupit të Vishegradit dhe kryeministrave të shteteve partnere nga Ballkani Perëndimor.

Sakaq, zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë pune do të qëndrojë në Mbretërinë e Suedisë, ku do të mbajë takime pune me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hans Dalgren, Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson, si dhe me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen.

Tema qendrore e takimeve, siç njoftoi Kabineti i Osmanit, do të jenë perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të vendimit për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti, si dhe do të diskutohet edhe bashkëpunimi zhvillimor bilateral si dhe bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve, përcjell Flaka

Në agjendën e Zëvendëskryeministrit Osmani për periudhën që pason janë paraparë edhe vizita në metropolet e vendeve anëtare të BE-së, duke filluar nga Brukseli, në fillim të javës së ardhshme, pas së cilës do vijojnë vizitat në Berlin, Varshavë etj. Flaka

TË FUNDIT