Shkup, aksion për parandalimin e deponive të egra

Përfaqësues të Higjienës Komunale gjatë ditës realizuan biseda me pronarët e objekteve tregtare në rrugën e “Plastikave” bul. Nikola Karev.

Me këtë rast pronarët e dyqaneve u njoftuan si ta hedhin në mënyrë të drejtë mbetjen e tyre, me qëllim që të parandalohet krijimi i deponive të egra dhe të mbrohet mjedisi i jetësor.

“N.P. Higjiena Komunale-Shkup, i përforcoi edhe kujdestaritë në më shumë lokalitetet të këtij rajoni që janë shënuar si pika të zeza me dukuri më të shpeshtë të hedhjes së pandërgjegjshme të mbetjes nga ana e qytetarëve. Në tre ndërrime zbatohen kujdestari tek Teqeja në rrugën e Plastikave, na afërsi të Q.T Çairçanja, rrugët Xhon Kenedi dhe në Rr. Brigada e Dytë Maqedonase. Eko- Patrulla këto ditë zbaton kujdestari edhe në komunën Kisella Vodë, në bashkëpunim me kujdestarët komunal. Aktivitetet zhvillohen në lokalitetet më problematike në rrugët Hristo Tatarçev dhe Dimi Haxhi Dimov, ku është vërejtur krijim i vazhdueshëm i deponive të egra, si rezultat i hedhjes jo të drejtë i mbetjes dhe shkeljes së Ligjit për Pastërti Publike”, thuhet në njoftimin e N.P. Higjiena Komunale.