Reketi dhe Bombat mollë sherri mes palëve

Reketi dhe Bombat duket se ka qenë mollë sherri mes palëve për mos arritjen e marrëveshjes për PP. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij ka akuzuar kryeministrin dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev për dështimin e mbledhjes së mbrëmshme, njofton Flaka. 

Ndër të tjera ai thotë se marrëveshja mund të ishte arritur nëse kryeministri Zaev nuk do ishte shumë nervoz kur u fol për rastin “Reket”. Sipas Miloshoskit, kryeministri ka insistuar që në fillim të hetimit të këtij rasti dhe ka kërkuar që rastin ta marrë prokuroja Vilma Ruskoska.

Por, LSDM përmes një komunikate ka theksuar se kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë pa sukses ka luftuar për të shpëtuar krimin e regjimit të kaluar. “Sot të gjithë qytetarët prisnin marrëveshje në interes të shtetit të së drejtës, por Mickoski në takimin e mbrëmshëm të liderëve në mënyrë të pakuptimtë dhe me stil gruevist mbronte krimin e regjimit, duke kërkuar që të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale të shuhen”, nënvizon LSDM.

Sipas kësaj partiake, ekipi i udhëhequr nga Zoran Zaev ka ofruar formimin e një institucioni të ri të prokurorisë, që do të ndiqte korrupsionin e lartë edhe për të gjitha rastet e reja. Në krye të këtij institucioni është ofruar që të jetë një kandidat i përzgjedhur nga VMRO-DPMNE, por kjo është refuzuar.

Derisa të gjithë qytetarët prisnin marrëveshje në interes ë shtetit të së drejtës, Kristijan Mickovski në takimin e mbrëmshëm të liderëve maqedonas me stil gruevistik mbronte krimin e regjimit duke kërkuar kështu të gjitha lëndët e PSP-së të humbin të ardhmen e tyre.

Ekipi i LSDM-së I udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev u ka ofruar formimin e një institucioni të ri prokurorësh e cila do të ndiqte korrupsion të lartë për të gjitha rastet dhe të garantohet shteti I së drejtës, mirëpo ato nuk shfaqën interes për një gjë të tillë sepse kërkon vetëm ikjen nga ligji për të gjithë të akuzuarit e strukturave të tyre. FLAKA 

LEXOL

VMRO ka insistuar që me ligjin të shfuqizohen lëndët e PSP-së të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017 ?

Jashkaqet që pamundësuan arritjen e marrëveshjes ?