Policia e Tetovës: Kush i dëmton shenjat e komunikacionit gjobitet me 300 euro

Lidhur me sigurinë e përgjithshme në rrugë në rajonin më të gjërë të Pollogut, një rol dhe rëndësi të madhe luan edhe sinjalizimi horizontal dhe vertikal në trafik e para së gjithash shenjat e trafikut. Pikërisht për këtë, është më se e nevojshme që signalizimi rrugorë gjithmonë të jetë funksional dhe i kompletuar.

Sektori për punë të brendshme-Tetovë, apelon deri tek individ të caktuar, por edhe tek të gjith qytetarët, që të mos i dëmtojnë shenjat e komunikacionit, dhe të mos ua ndryshojnë me vetëiniciativë vendin kuptimin dhe qëllimin e shenjës. Gjithashtu është e ndaluar, që në shtyllat e shenjave të trafikut, të vendosen elemente tjera të cilat nuk kanë asnjë lidhje me shenjën (Neni 190 nga Ligji për siguri në komunikacion dhe rrugë).