Nuk ka ndonjë progres esencial në negociatat midis Zaevit dhe Mickovskit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shtator, 2019 08:20

Nuk ka ndonjë progres esencial në negociatat midis Zaevit dhe Mickovskit

Edhe pas mesnate, nuk ka ndonjë progres esencial në negociatat midis liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristian Mickoski rreth Ligjit për Prokurorinë Publike me të cilin sillet vendimi për fatin e Prokurorisë Publike Speciale.

Burimet e ekipeve negociuese brifojnë se mbeten akoma dallimet kryesore rreth statusit të PSP-së dhe lëndëve që i hapi kjo prokurori, dhe nuk ka informata nëse bisedimet do të vazhdojnë sot.

Nga ekipi negociues i pushtetit informojnë se qëllimi kryesor i opozitës është lëndët e PSP-së të mos vazhdojnë, gjegjësisht të akuzuarit e kësaj partie të mos përgjigjen para organeve gjyqësore. Për pushtetin, nga ana tjetër, kjo çështje është e mbyllur pasi me dorëzimin e lëndëve të PSP-së tek kryeprokurori, lëndët e PSP-së më nuk varen prej politikanëve. Lëndët, thonë këto burime, varen vetëm prej institucionit të pavarur gjyqësor të kryesuar nga prokurori publik Lubomir Joveski.

Nga VMRO-DPMNE nuk japin informacione më precize, por theksojnë se vazhdimisht po sillen rreth çështjeve kryesore.

Takimi i djeshëm erdhi pasi për një periudhë më të gjatë grupet e punës të pozitës dhe të opozitës nuk gjetën zgjidhje të pranueshme të përbashkëta për Ligjin për PP i cili duhet të sillet në Kuvend me shumicë prej dy të tretash.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shtator, 2019 08:20