Menkinovski: Takimi i liderëve, i vëllimshëm, Kallajxhiev: Zgjidhjet të mos sillen sipas interesave politike

Menkinovski i cili mbrëmë ishte pjesë e ekipit negociues  të VMRO-DPMNE-së, thotë se takimi ka qenë i gjatë dhe i vëllimshëm. Por, në vend të zgjidhjes sistemore, LSDM propozon zgjidhje personale. Ndërsa ata, siç thotë ai, nuk mund të lejojnë paligjshmëri siç ka qenë rasti me PPS-në. Profesori Gordan Kallajxhiev thotë se nuk duhet zgjidhjet sistemore të sillen në bazë të interesave politike.

“Zgjidhje personale, d.m.th. ne nuk mundemi të lidhemi për njerëz që propozojnë të përfshihen në ligj dhe lëndë që vetëm ata do të udhëheqin dhe vetëm ata do të jenë kompetent për ato lëndë. Ne nuk mundemi me ligj të legalizojmë paligjshmërinë.  D.m.th. nuk mund të bëjmë presedan në historinë e Maqedonisë, siç ishte presedani me PPS-në, që pasojat e të cilit i shohim edhe sot”, tha Toni Menkinovski nga grupi i punës së VMRO-DPMNE-së.

“Mendoj se është keq që çështjet sistemore të zgjidhjen në bazë të politikës ditore dhe interesave konkret të elitës politike. Ne kemi konsensus tërësisht tjetër rreth PPS-së në aspekt të asaj që të vazhdohet mandati me qëllim që të mbështetet, të mos mbyllet dhe në përgjithësi zgjidhja që të shuhet PPS nuk është debatuar as në opinionin më të gjerë, as në sektorin civil dhe as në fellën akademike”, u shpreh profesori universitar, Gordan Kallajxhiev.