Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, përplas pozitën dhe opozitën

Pushteti dhe opozita u përplasën sot për Inspektoratin për Zbatimin e Gjuhëve, ligji për të cilin ishte në lexim të parë në Komisionin për Sistem Politik.  Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, paralajmëroi amendamente për disa nene të ligjit në fjalë dhe për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, edhe pse ky i fundit ka tashmë 8 muaj që ka hyrë në fuqi.

Një nga vërejtjet e tyre për Ligjin e Gjuhëve  është që nga neni 4 deri në nenin 12 të definohen saktë se cilat institucione, në cilat raste janë të obliguara të zbatojnë këtë ligj. Ndërsa për në ligjin për Inspektoratin, përmes amendamenteve do të kërkohet që saknsionin ta shqiptoje vet Inspektorati dhe jo Gjykata.

Neni 24 ka tre aline dhe tek alineja e fundit, propozimi është se për kundërvajtjet e përcaktuara me këtë ligj procedurën për kundërvajtje e shqipton gjykata kompetente. Pse atëherë po krijojmë inspektorat. Pse ketë kompetencë të mos e ketë Inspektorati. Ne e dimë se nëse diçka shkon në gjyq, ka gjasa për t’u prolonguar procedura për të cilën Inspektorati konstaton se ka shkelje.”- tha Rexhail Ismaili-BDI

Anëtarët e VMRO-DPMNE-së reaguan duke thënë se pushteti po nxiton pa arsye dhe po miraton një ligj, nenet e të cilit nuk janë definuar me saktësi dhe paralajmëruan gjithashtu amendamente për nenet 8 dhe 11 ku përcaktohet emërimi dhe shkarkimi i drejtorit dhe i inspektorëve.  Magdalena Manakovska, nga VMRO-DPMNE, nuk la pa përmendur edhe vërejtjet për Ligjin e Gjuhëve.

E gjithë procedura për ligjin është e nxituar duke bërë që të mbeten shumë nene të pa definuara saktë dhe pyetje të hapura.26:45 Neve si deputet nuk na u mundësua që të prezantojmë dhe mbrojmë ato 80 amendamente thelbësore, andaj u detyruar të propozojmë 34 mijë amandamente.80 Amendamentet tona ne i kemi dërguar në Komisionin e Venecias dhe ato 80 amendamente përmbajnë vërejtjet tona.”- u shpreh Magdalena Manakovska -VMRO

Deputeti Rexhail Ismaili, tha se sjellja e ligjit nuk është e nxituar, por në kuadër të kornizave kohore të parashikuara në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Sipas tij asgjë nuk është e parakohshme, por përkundrazi ka vonesa, sepse Ligji i Gjuhëve nuk mund ta respektohet plotësisht, përderisa organi që duhet të sigurohet për zbatimin e tij ende nuk është themeluar. Ligji për Inspektoratin kaloi fazën e parë në Komision. Inspektorati duhet të fillojë me punë më se voni një vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e gjuhëve, thënë ndryshe deri më 15 janar të viti 2020.

Evi Shkopi – ALSAT