Franca kërkon mbizotërimin e të drejtës dhe reforma në Maqedoninë e Veriut

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shtator, 2019 12:10

Franca kërkon mbizotërimin e të drejtës dhe reforma në Maqedoninë e Veriut

 Ameli de Monshalin, sekretari shtetëror në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme, në bisedimin me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov e përsëriti pozicionin francez për afrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe veçanërisht e thekson nevojën për respektimin e zotërimit të së drejtës, që është në zemrën e vlerave evropiane dhe vazhdimin e reformave, raporton korrespondenti i MEDIAL-s nga Parisi, duke transmetuar njoftimin e Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme.

Në takimin e Dimitrovit dhe de Monshalen është bërë shqyrtimi i perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Sekretari shtetëror në bisedime me shefin e diplomacisë e përmendi angazhimin e Francës që të përkrahë stabilizimin e qëndrueshëm, zhvillimin ekonomik dhe social dhe përforcimin e zotërimit të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor, duke u mbështetur në strategjinë e Francës për rajonin”, citohet në njoftim.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shtator, 2019 12:10