Carovska: Personat pa të ardhura do të trajtohen pa participim

Njerëzit të cilët nuk kanë të ardhura, ndërsa kanë nevojë për trajtim të paraqiten për ndihmë adekuate në Qendrat e punës sociale nga të cilat pastaj lirohen nga participimi në shëndetësi. Kështu serviset sociale dhe shëndetësore janë koordinuar në nivel kombëtar që të sigurohen qytetarët të cilët janë pa ekzistencë. Kjo ishte përgjigja e ministres Mila Caroska në pyetjen e gazetarëve për familjet nga Tetova të cilat ballafaqohen me vështirësi gjatë trajtimit për shkak mungesës së të ardhurave, shkruan gazeta KOHA.

“Ata që janë shfrytëzues të të ardhurave minimale adekuate apo asistencës sociale, tani në ligj i përfshirë si të ardhura të garantuara minimale lirohen nga participimi si fëmijët e tyre ashtu edhe të rriturit. Kjo është në programin e Ministrisë të Shëndetësisë. Ne jemi të koordinuar sepse serviset sociale dhe shëndetësore janë plotësisht të ndërthurura në nivel lokal. Të gjithë personat që janë të dëmtuar materialisht, nuk kanë të ardhura, nuk kanë mjete financiare u bëj thirrje të drejtohen në qendrën për punë sociale të sigurojnë të ardhura të garantuara i cili tani është i mjaftueshëm për shërbime minimale të sigurohen në familje. Ato janë kompensimi për fëmijë, kompensim në arsim,  të ardhura të garantuara dhe në momentin kur do t’i sigurojnë këto të drejta ata do të lirohen edhe nga participimi për konsultime me specialist dhe të gjitha kontrollet tjera shëndetësore mes të cilave edhe trajtimin në spitale. Kjo është rregulluar në programin e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Carovska.

Ministrja potencoi se gjatë 2,5 viteve të fundit Qeveria bën përpjekje të punësohen njerëz në Qendrat e punës sociale të cilat në terren do t’i rregullojnë problemet e këtilla të qytetareve.