Apelacioni u’a vërtetoi dënimet me burg sulmuesve të Ziadin Selës

Gjykata e Apelit u’a vërtetoi dënimet me burg të dënuarve për sulmin ndaj Ziadin Selës në Kuvend, transmeton Zhurnal.

Gjykatësja nga Gjykata Themelore Shkupi 1, Sllavica Andreevska, vitin e kaluar të akuzuarit i shpalli fajtorë përshkak se me qëllim kanë tentuar ta vrasin deputetin Ziadin Sela.

Sipas aktvendimit, dënimin më të madh prej 13,6 viteve e mori Nikolla Vojminovski, ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski – Toshta morën nga 13 vite burg.

Nga dhjetë vite dhe gjashtë muaj dënim me burg morën Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.

Nikolla Vojminovski, i cili ndodheshte në paraburgim shtëpiak deri në hyrje në fuqi të aktvendimit, iku dhe tani është i pakapshëm për organet e rendit.

Për tentim vrasjen e Selës së pari u akuzuan 10 njerëz, por Sasho Senkov u lirua nga akuza, ndërsa akuzat për Stojan Pavlevskin dhe Cejo Gjorgjievskin u rikualikuan në dhunë, dhe pas pranimit të fajit, u dënuan me 3, gjegjësisht 1,2 vite burg.