Ambasada Amerikane, aksion për dhurimin e gjakut | VIDEO

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shtator, 2019 11:32

Ambasada Amerikane, aksion për dhurimin e gjakut | VIDEO

Ambasadorja amerikane, zonja Byrnes së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryqit të Kuq të RMV-së, Sait Saiti dhe Dr. Rada Grubovic nga Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit në një konferencë për media, dhanë detale për aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut me rastin e përvjetorit të 11 Shtatorit, rastit tragjik në SHBA, raporton Agjencia e Lajmeve Flaka. 

Remarks at the 2019 Blood and Food Drive event

Join us live as Ambassador Byrnes together with Secretary general of the Red Cross Sait Saiti and Dr. Rada Grubovic from the Institute of Transfusion Medicine deliver remarks at the 2019 Blood and Food Drive event.

Posted by U.S. Embassy North Macedonia on Wednesday, September 11, 2019

Ambasada amerikane në Shkup së bashku me Kryqin e Kuq të Maqedonisë shënuan Ditën kombëtare të përkujtimit të viktimave dhe të mbijetuarve nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në SHBA.

Përkujtimi bëhet përmes grumbullimit të gjakut nga donatorë të ndryshëm.

Aksioni nisi që në orët e hershme të mëngjesit në ambientet e ambasadës amerikane në Shkup.

Nga Instituti i Tansfuziologjisë thonë se Maqedonia falë dhuruesve vullnetar të gjakut ka sasi të konsiderueshme rezervë të gjakut nga të gjitha grupet ekzistuese. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 11 Shtator, 2019 11:32