Sot takohen Zaev dhe Mickovski, liderët shqiptarë spektatorë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 08:39

Sot takohen Zaev dhe Mickovski, liderët shqiptarë spektatorë

Kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev dhe Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, sot takohen në kuvend në tentim për gjetjen e një zgjidhjeje rreth ligjit për Prokurorinë Publike dhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. 

Burimet qeveritare kanë konfirmuar për MIA-n, se takimi i liderëve do të fillojë në orën 20:00 dhe do të realizohet në formatin një plus katër. Në fokus të bisedimeve, sipas deklaratës së kreut të opozitës, Hristijan Mickoski, përveç ligjit për prokurorinë publike, do të jetë edhe tema e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.

Ndërsa, nga qeveria kanë thënë se tema kryesore do të jetë ligji i Prokurorisë dhe se nuk dihet nëse do të flitet ose jo për zgjedhjet e parakohëshme.

Ndryshe në këtë takim nuk do të  marrin pjesë partitë shqiptare. Nga BDI nuk janë prononcuar, ndërsa Besa dhe ASH, kritikuan BDI për neglizhencë. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 08:39