Sot Shqipëri-Islandë/ Interes i vakët në Elbasan Arena

Janë drejt fundit përgatitjet për ndeshjen Shqipëri-Islandë, që do të luhet mbrëmjen e sotme në Elbasan Arena.

Në një lidhje direkte me gazetaren e Top Channel, Bruna Kercyku shprehet se ka një interes të vakët të tifozëve shqiptarë në blerjen e biletave për ndeshjen që do të zhvillohet sot në Elbasan Arena. Pikat e shitjes së biletave kanë vetëm 3800-4000 bileta të shitura.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje ndaj Islandës që ashtu sikurse e përkufizoi edhe trajneri Reja është vendimtare vijimin e ëndrrës për kualifikimin në Euro 2020. Ndryshe nga ndeshja me Francën, trajneri italian ka bërë ndryshime në emra, ndërkohë që skema është e njëjta me atë që u aplikua edhe në Francë. Strakosha do të jetë mes shtyllave të portës, ndërkohë që mbrojtja do të jetë me 3 futbollistë; Dermakun, Gjimshitin e Ismajlin.

Në mesfushë, lenjani dhe Hysaj do të jenë në krahë, ndërkohë që në qendër pritet të veprojnë Memushaj, Gjasula dhe Bare. Përsa i përket sulmit, trajneri Reja ka konfirmuar Uzunin, ndërkohë që ka ulur Bekim Balaj për t’i lënë vendin Sokol Cikalleshit.

Sfida mes Kombëtares shqiptare dhe Islandës që do të luhet në Elbasan Arena është e 7 mes këtyre dy skuadrave me islandezët që janë në avantazh në bilancin e sfidave direkte me 4 fitore kundrejt 2 të kuqezinjve. Përballja më e fundit e Shqipërisë dhe Islandës është pikërisht ajo e këtyre kualifikueseve e zhvilluar në muajin qershor e fituar nga Islanda me rezultatin 1-0.

përballja e kualifikueseve mes Shqipërisë dhe Islandës që do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në platformën Digitalb me anë të paketës Supersport, do të gjykohet nga një ekip arbitrash sllovakë me gjyqtar kryesor Ivan Kruzhliak, ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Tomas Somoloni dhe Milan Strbo, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë, peter Kralovic.

Top Channel