Kur Kylie Jenner të dhuron 750 mijë dollarë…

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 13:40

Kur Kylie Jenner të dhuron 750 mijë dollarë…

Kylie Jenner po e përdor platformën e saj si një personazh i famshëm për një kauzë të mirë.

Teksa ishte e ftuar në sezonin e 17-të të emisionit “Ellen DeGeneres”, miliarderja 22 vjeçare surprizoi një organizatë për fuqizimin e femrave të quajtur “Nest of Love”…duke i dhuruar 750 mijë dollarë.

Pasi ylli i “Keeping Up with the Kardashians”, sëbashku me mamanë e saj zbuluan për punën frymëzuese të grupit të themeluar nga Samantha Gil, ikonat televizive donin shumë ta ndihmonin, dhe pikërisht këtë bënë.

Kylie i dhuroi organizatës në tërësi 150 mijë dollarë, Samantha-s në veçanti 100 mijë dollarë, dhe çdo anëtareje tjetër nga 50 mijë dollarë.

Gjithashtu ajo i dha secilës një paketë të koleksionit të fundit “Kylie Cosmetics Birthday”.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 13:40