Kina paralajmëron Britaninë: Do të keni kundërpërgjigje ushtarake

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 17:51

Kina paralajmëron Britaninë: Do të keni kundërpërgjigje ushtarake

Kina ka paralajmëruar Britaninë në lidhje me anijet luftarake që po dërgojnë në Detin e Kinës Jugore.

Sipas Kinës, nëse anijet vazhdojnë kursin në atë territor, kjo do të quhej një lëvizje armiqësore, dhe Pekini do të detyrohej të kundërpërgjigjej ushtarakisht.

Autoritetet në Kinë dyshojnë se Britania e Madhe po përgatitet të dërgojë aeroplanmbajtësen e saj, me avionë amerikanë në bord, në ishujt e diskutueueshëm të zonës. Ambasadori i Kinës në Angli tha se “Britani nuk duhet të bëjë punën e pistë të dikujt tjetër”, duke nënkuptuar Amerikën.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 17:51