Këshilli gjyqësor i vazhdon mandatin gjykatësit Mustafa Shahini

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 13:07

Këshilli gjyqësor i vazhdon mandatin gjykatësit Mustafa Shahini

Gjykatësi i suspenduar administrativ Mustafa Shahini ka dërguar kërkesë deri te Këshilli Gjyqësor që t’i vazhdohet mandati edhe pas pensionimit të tij, njofton Shenja.

Ndërkohë Këshilli më 13 vota “për” njëzëri vendosi që t’ia vazhdojë mandatin gjykatësit në pajtim me 23 gusht të vitit 2021-të.

Anëtarët e Këshillit Loreta Gjorgjieska dhe Violeta Bogojevska komentuan për pikën e vazhdimit të mandatit të gjykatësit Mustafa Shahinit. Gjorgjieska u shpreh se nuk mund që të prejudikojë vendimin për Shahinin, në veçanti në pjesën e respektimit të prezumimit të pafajsisë.

Ndryshe Shahini është i dyshuar për keqpërdorime me lëndën për denacionalizim të pronave në bregun e Liqenit të Ohrit në Strugë, me të cilën shtetin e ka dëmtuar për mbi 200.000. euro

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 13:07