Italia drejt rekordeve, 6 fitore-6 ndeshje në eliminatore

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 08:50

Italia drejt rekordeve, 6 fitore-6 ndeshje në eliminatore

Mungesa e bujshme në Europianin 2018 është tashmë një kujtim i largët për tifozët e përfaqësueses italiane të futbollit. Të kaltërit nën drejtimin e trajnerit Mancini janë shkëputur nga makthi i së kaluarës duke regjistruar sukses pas suksesi, me një lojë të bukur dhe rezultate që nuk lënë vend për diskutim.

Ndaj Finlandës erdhi fitorja e 6 në po kaq ndeshje kualifikuese në Europianin 2020, e nëse konsiderohet edhe miqësorja me SHBA në muajin nëntor, kjo është fitorja e 7 për Axurrët.

Diçka e tillë nuk regjistrohej që prej vitit 2003 kur asokohe në pankinë ishte një trajner veteran si Giovanni Trapattoni.

Numrat flasin më mirë se çdo gjë tjetër për ndryshimin e imazhit të futbollit italian dhe punës së bërë nga seleksioneri i kombëtares,q ë kur mori postin e lakmueshëm 1 vit më parë. Të rinjtë janë tashmë në qendër të projektit dhe rezultatet po japin të drejtë Mançinit. Talente si Sensi apo Barela dhe të konfirmuar si Zhorzhinjo apo Verrati po kthehen në bazat e përfaqësueses.

Po shkëlqen gjithashtu sulmuesi Federiko Kieza pas një nisjeje sezoni të komplikuar. Anësori ofensiv i Fiorentinës po krijon raste dhe aksione të rrezikshme, duke kontribuar në supremacinë e Italisë në grup.

Top Channel

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 08:50