Diell dhe temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri dhe Kosovë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura në rritje. Alternime vranësirash do të ketë në zonat malore, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të lehta të shiut.

Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 25ºC, në zonat e ulëta nga 18ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 22ºC në 33ºC.

Dita e mërkurë dhe e enjtje do të mbizotërohen nga moti i kthjellët, ndërsa dita e premte sjell një rënie të temperaturave dhe shtim të vranësirave.
Kurse Kosova do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me tempertura në rritje.

Në Kosovë temperaturat do të variojnë: në zonat malore nga 12ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 15ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 17ºC në 28ºC.

Top Channel