Çmimet e reja të derivateve, nafta për tri javë rresht pëson rritje

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 13:48

Çmimet e reja të derivateve, nafta për tri javë rresht pëson rritje

Çmimet e benzinës 95 do të zvogëlohen për gjysmë denari, derisa ai 98 do të ngelet i pandryshuar.

Dizeli për tre javë rresht vazhdon të rritet dhe do të shitet për gjysmë denari më shtrenjtë që do të prek çmimin e 61,5 denarë për litër.

Me këtë Eurosuper 95 nga mesnata do të shitet për 66,5 denarë për litër, ndërsa Eurosuper 98 do të kushtojë 69 denarë aq sa ka qenë, derisa Eurodizeli do të rritet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 61,5 denarë për litër.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 13:48