Besim Koka: Në Poliklnikën e Çairit u rinovua tërësisht punkti për vaksinim

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 17:36

Besim Koka: Në Poliklnikën e Çairit u rinovua tërësisht punkti për vaksinim

Sot në IPSH Shtëpinë e shëndetit Shkup së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu vizituam dhe realizuam takim pune në Poliklinikën Çair ku tërësisht është rinovuar punkti për vaksinim, ordinancat për aplikim të vaksinave dhe është ndërtuar këndi i fëmijëve për shfrytëzuesit më të vegjël të shërbimeve.

Shtëpia e shëndetit Shkup kryen një punë shumë të rëndësishme në pjesën e sistemit shëndetësor në vend

. Në Poliklinikën Çair gjendet edhe kabineti për rezonancë magnetike. Informojmë se prej sot janë futur terminë shtesë për rezonancë magnetike dhe kabineti do të punojë deri në ora 23.

Me këtë do të shkurtohet koha e pritjes për realizimin e RM në territorin e Qytetit të Shkupit dhe qyteteve tjera.
Vazhdojmë me promovimin e projekteve tjera të realizuara.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Shtator, 2019 17:36