Shekerinska paraqitet nga maja e Galiçicës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 14:30

Shekerinska paraqitet nga maja e Galiçicës

Pamja nga maja e Galiçicës drejt dy liqeneve simbolikisht tregon se ai është i drejtuar në dy qëllimet strategjike- anëtarësimin në BE dhe anëtarësimin në NATO, ka deklaruar sot në majën Lako Signoj në Galiçicë, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila e ka udhëhequr turnenë në alpinizëm “Dy liqene- dy qëllime strategjike- BE dhe NATO” që me rastin e Ditës së pavarësisë e ka organizuar Ministria e Mbrojtjes.

“Para dy vitesh kur për herë të parë Ministria e Mbrojtjes ka organizuar një marsh të këqillë në Krushevë, qëllimi ka qenë të porosisim se nëse di cili është qëllimi i përbashkët, nëse di se si të organizohesh, nëse je mjaft i durueshëm dhe këmbëngulës pa u tërhequr nga rruga, bile edhe majat e larta nuk janë të paarritshme. Para dy vitesh, anëtarësimi në NATO me të vërtetë dukej i paarritshëm, por ja një nga qëllimet tona strategjike është projekt, na ndajnë disa javë, muaj. Me të njëjtën forcë, energji të njëjtë, rezistencë dhe dije tani kthehemi në qëllim tjetër, fillim të negociatave me BE-në”, ka thënë Shekerinska.

Ajo e ka shfrytëzuar mundësinë të theksojë se edhe realizimi i dy qëllimeve nuk është i lehtë, si ngjitja në Galiçicë, por pamja në dy liqenet të lë pa frymë, ashtu është e madhe edhe kënaqësia, satisfakcioni kur do të arrihen rezultatet.

“Me rastin e Ditës së pavarësisë duam prej këtu të dërgojmë porosi deri te mbarë atdheu se puna paguhet. Investimi, energjia, këmbëngulësia kthehen me rezultate. Jam e sigurt se anëtarësimi në NATO do të jetë synim shtesë në planet tona të BE-së”, ka thënë ministrja Shekerinska.

Një pjesë e turneut të alpinistëve kanë qenë pjesëtarë të Armatës, si dhe kryetarë të komunave në Ohër dhe Resnjë, ambasadorë në vend, atashe në përfaqësitë diplomatike- konsullore, alpinistë dhe qytetarë.

Shefi i Zyrës për lidhje në NATO në RMV, Zoran Jankoviq ka rikujtuar se shteti në shpalljen e pavarësisë në vitin 1991 ka pasur rrugë të vështirë.

“Simbolika e ngjitjes flet se ajo rrugë nuk ka qenë e lehtë. Keni pasur konflikt në vitin 2001 i zgjidhur me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, ndërsa në vitin 2017 nga ana tjetër keni nënshkruar Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe në atë mënyrë keni hapur dyert drejt NATO-s dhe BE-së. Aleanca është afër jush dhe shpresojmë se së shpejti do të jeni anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do ta shfrytëzoja mundësinë t’ua uroj festën qytetarëve të vendit me dëshirat për progres në të ardhmen”, ka thënë Jankoviq.

Ambasadorja e SHBA-së Kejti Meri Bërns ka shprehur kënaqësinë që është pjesë e këtij marshi, si mënyrë e festimit të Ditës së pavarësisë në natyrë.

“Është kjo një mundësi e jashtëzakonshme e bashkësive në NATO dhe BE që jemi këtu bashkë dhe me praninë të shprehim mbështetjen tonë Maqedonisë si dhe ta shënojmë festën”, ka thënë Bërns.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 14:30