Pjesëtarët e Armatës do të ngjiten në Galiçicë në nder të Ditës së pavarësisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 10:50

Pjesëtarët e Armatës do të ngjiten në Galiçicë në nder të Ditës së pavarësisë

Nën moton “Dy liqenet – dy qëllime strategjike – BE dhe NATO”, sot në organizim të Ministrisë së Mbrojtjes do të mbahet turne malor në Galiçicë në nder të 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë.

Nga Ministria e Mbrojtjes informojnë se ministrja Radmilla Shekerinska së bashku me pjesëtarët e Armatës do të ngjiten në majën Lako Signoj në Galiçicë.

Sipas MM-së, pjesëmarrje kanë paralajmëruar anëtarët e Qeverisë, ambasadorë, atashe mbrojtës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 10:50