Gostivari Sot

mos humbisni asnjë lajm

Man City, 1 mld euro për blerje/ Shifra e çmendur e përdorur nga sheiku Naser Al Khelaifi

Sheiku i Mancester Sitit ka shpenzuar një shifër të çmendur për të ndërtuar ekipin e tij të ëndrrave në futboll, plot 1 miliard Euro.

Observatori i Futbollit zbuloi të dhënat e fundit për ekipet që kanë shkelur me të dy këmbët ligjet e shkruara e të pashkruara të merkatos.

1 Miliard Euro është shifra e vlerës së lojtarëve aktualisht në skuadrën e Citizens, pasi shuma për lojtarët që janë blerë e më pas janë larguar, është edhe më e madhe.

Armata e Pep Guardiolës është e vetmja që shkon në këtë nivel ndërsa pas krahëve është emiri Naser Al Khelaifi, që drejton Paris Sën zhermenin. Nën kullën Eifel janë 913 milionë Euro në vlerë futbollistësh ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit, observatori i futbollit vendos Realin e Madridit.

CIES nuk është limituar vetëm në ekipet më të njohur por ka analizuar edhe 5 kampionatet kryesore europiane. Në serinë A, ekipi që ka kushtuar më pak është Leçe me vetëm 11 milionë Euro, 63 herë më pak se kampionët në fuqi të Juventus. Por në Spanjë ka një hendek edhe më të madh, Real Madrid që ka kushtuar plot 148 herë më shumë sesa kontigjenti aktual i Majorkës.

TË FUNDIT