Incidenti në spitalin e Tetovës, reagon kryeshefi i kirurgjisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 18:40

Incidenti në spitalin e Tetovës, reagon kryeshefi i kirurgjisë

Pas publikimit të lajmit në televizionin Alsat, për sulmin e pacientit nga ana e mjekut të Spitalit Klinik të Tetovës, me reagim ka dalë kryeshefi i repartit kirurgjik Ylber Besimi.

Besimi me këtë rast mohon të ketë pasur kontakt fizik mes pacientit dhe mjekut, por sipas tij, ka ndodhur e kundërta, pacienti në fjalë, ka sulmuar verbalist ekipin kujdestar gjë që sipas Besimit, është paraqitur edhe në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës.

Ekipi kujdestar, shkruan më tej në reagim, kërkon nga pacienti në fjalë që për shpifjen e bërë për cenimin e autoritetit integritetit të mjekëve, i njëjti të kërkoj falje publike tek ekipi kujdestar.

LEXO: 

Sërish rrahje në spitalin e Tetovës, kësaj radhe mjeku sulmon pacientin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 18:40