Gostivar, rrahje në një lokal

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 15:07

Gostivar, rrahje në një lokal

Disa përfundojnë të arrestuar, disa me lëndime

Herët mëngjesin e sotëm, diku rreth orës 3 e 50 minuta, pas një zënke verable, ka ardhur deri në rrahje mesin e më shumë personave në Gostivar. Rrahja ka ndodhur në një lokal në Qendrën Tregtare në rrugën e “Ilindenit”.

Në lokalin pronë e O.N. 53 vjeçar, ka shkuar F.M. 28 vjeçar nga fshati Debresh me një person tjetër, prej ku ai ka thyer një shishe. Pronari dhe N.U. 49 vjeçar, kanë kërkuar nga dy personat në fjalë të largohen nga lokali. Pas pak kohësh, banori i Debreshit është kthyer sërisht aty dhe kanë fillur grindja mes tyre, prej ku F.M. i është shkaktuar lëndim me një mjetë të fortë.

Pronari i lokalit, O.N. 53 vjeç dhe N.U. 49 vjeç nga Gostivari janë shoqëruar në polici. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 9 Shtator, 2019 15:07