“Bomba e re” e Ferrarit, me më shumë fuqi dhe më pak peshë

Ferrari prezantoi këtë vit modelin e tretë të ri, pas F8 Tributo dhe SF90 Stradale.

F8 Spider është një version kabriolet i F8 Tributo, por edhe pasardhësi i Ferrari 488 Spider.

Në krahasim me paraardhësit e tij, Spider 488, Ferrari F8 Spider ka 20 kg më pak peshë, dhe sipas prodhuesit nga Maranel, aerodinamika e makinës është përmirësuar për 10%.

Nga zero deri 100 km/h, Ferrari F8 Spider përshpejton për vetëm 2.9 sekonda. Shpejtësia maksimale kufizohet në 340 km/orë ose 15 km/orë më shumë se Spider 488.