Shumica e shkollave nuk plotësojnë standardet

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shtator, 2019 16:15

Shumica e shkollave nuk plotësojnë standardet

Arsimimi cilësor kërkon gjithashtu kushte cilësore në shkolla, thonë pedagogët dhe sociologët. Rasti i fundit i kushteve të papërshtatshme ku mësojnë në ndërtesën e vjetër të Shkollës Fillore “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë, shtron pyetjen se në sa shkolla në vend mësohet në këtë mënyrë?

Fakti është se në shumë mjedise, kushtet janë më se dëshpëruese, thonë disa sociologë, duke i komentuar ankesat e prindërve në Strugë se ndërtesa e shkollës ku mësojnë fëmijët e tyre më shumë i ngjanë ahurit.

Ne shohim që ka shkolla që janë në një nivel të lartë, në kontekstin e atyre të rejave që hapen, në kontekstin e smart tabelave, dhe në kontekstin e të gjitha atyre kushteve, që janë të nevojshme për arsimim dhe edukim cilësor. Nga ana tjetër, ne jemi ballafaquar me një problem tjetër, që nënkupton që në shekullin XXI të mos i keni kushtet bazë për arsimim….Unë mendoj se urgjentisht duhet të ndërmerren masa dhe veprime të caktuara dhe të korrigjohet”.- potencoi Tatjana Stojanova Ivanova-sociologe

Stojanova Ivanova thotë se nuk mund të flasim për reforma cilësore në arsim, nëse nuk ka kushte themelore.

Arsimi është një shtyllë e shoqërisë, është një shtëpi e dytë për fëmijët dhe nëse nuk u sigurojmë atyre jo vetëm kushtet materiale, ne nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë as njohuri … “- theksoi Tatjana Stojanova Ivanova-sociologe

Është e papranueshme në këtë dekadë të thuhet se disa shkolla nuk i plotësojnë nevojat themelore për mësimdhënie normale, thonë nga Instituti i Pedagogjisë.

Në esencë është një situatë e papranueshme, sepse fëmijët ose nxënësit duhet të kenë të gjitha kushtet themelore për një proces të duhur arsimor …”- u shpreh Elizabeta Tomevska Ilievska – Instituti i Pedagogjisë

Alsat shpesh raporton për kushtet e papërshtatshme që mësojnë shumë nxënës në jug-perëndim të vendit. Kontrolli i kryer kohët e fundit nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor tregon se nga 308 shkolla të inspektuara, madje në 136 prej tyre ishin konstatuar mangësi të ndryshme, në lidhje me higjienën në tualetet dhe në hapësira tjera.

Miki Trajkovski – ASLAT

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shtator, 2019 16:15