Ndahen çmimet “8 Shtatori”, dekorohen 5 sportistë të dalluar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shtator, 2019 17:17

Ndahen çmimet “8 Shtatori”, dekorohen 5 sportistë të dalluar

Karateisti Dragan Stojanovski është fituesi i çmimit “8 shtatori” për vepër jetësore. Ai si kryetar i federatës së karatesë tha se ky çmim është nxitje për arritje të rezultateve edhe më të mira. Me çmim shtetëror “8 shtatori” për fushën e sportit u dekoruan edhe mundësi Tome Kocev, mjeku i sportit Sllobodan Nikoliq, lundruesi i kajakut Atanas Nikollovski si dhe futbollisti i “Vardarit” Koço Dimitrovski.

Çmimet u ndanë në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa siç u shpreh kryetarja e bordit Lençe Aleksovska, çmimi “8 shtatori” u ndahet atyre që kanë qenë më të mirët viteve të fundit si dhe që kanë lënë gjurmë në sport.

“Unë vetëm do të them se këtë çmim e ndjej si të të gjithë karateistëve, edhe të mëparshëm edhe të tanishëm, të gjithë të angazhuarve në sport, trajnerëve dhe do të jetë nxitje për më tej që bashkë në Federatën e Karatesë të arrijmë rezultate më të mira”, tha Dragan Stojanovski, kryetar i Federatës së Karatesë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shtator, 2019 17:17