Maqedoni, sulmohet një tjetër punonjës i shëndetësisë, këtë herë femër

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shtator, 2019 17:01

Maqedoni, sulmohet një tjetër punonjës i shëndetësisë, këtë herë femër

Brenda dy ditësh, ka pas dy sulme ndaj punonjësve mjekësorë në vend. Mbrëmë në 20:50 minuta është sulmuar fizikisht një infermiere 60-vjeçare në Poliklinikën e Draçevës. Sulmuesi ka qenë një burrë 41-vjeçar, i cili mbase është pacient në stacionin atë poliklinikë.

“Më 06.09.2019 rreth orës 20:50 në SPB Shkup është raportuar se në poliklinikën Draçevë J.G. (41) e ka sulmuar fizikisht M.L. (60), infermiere. Pasi të dokumentohet çështja do të ngritët kallëzim përkatës kundër J.G.”, njofton MPB-ja.

Oda e mjekëve ka reaguar ashpër ndaj dhunës mbi personelin mjekësor, që është shpeshtuar kohët e fundit.

“Jemi të shqetësuar nga liria që pacientët e ndiejnë që të shprehin pakënaqësinë, padurimin, nervozizmin e tyre me dhunë si ndaj mjekëve ashtu edhe ndaj infermiereve dhe personelit spitalor. Oda e mjekëve po kërkon nga institucionet t’i mbrojnë punonjësit shëndetësor. Jo vetëm me mbrojtje policore.

I lusim pacientët tanë që më në fund ta shikojnë ligjin për të drejtat e tyre dhe të shohin që ata janë të detyruar edhe t’i respektojnë ata të cilët u ofrojnë ndihmë.

Mjekët me ligj janë shpallur persona zyrtarë, por kur i rrahin ose i gjuajnë me armë pushkatohen, kjo nuk ndihmon shumë. Bashkëpunëtorët e mjekëve nuk janë persona zyrtarë. Personat të cilët kujdesen për shëndetin e njerëzve të tjerë meritojnë respekt.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Shtator, 2019 17:01