Sulmi ndaj mjekut nga Tetova, arrestime, padi dhe reagime të shumta

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 14:53

Sulmi ndaj mjekut nga Tetova, arrestime, padi dhe reagime të shumta

Të premten në Repartin e dermatologjisë në Spitalin klinik të Tetovës, një pacient ka sulmuar fizikisht mjeku A.E. (45) nga Tetova. Mjeku  është sulmuar nga ana e pacientit A.B. (43) nga fshati Reçicë e Madhe, i cili menjëherë është arestuar dhe është mbajtur  në Stacionin policorë Tetovë, për zbardhjen e plotë të rastit. Sulmin e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai deklaroi se gjendja shëndetësore e mjekut është stabile, shkruan Gostivari Sot

Për shkak të lëndimeve të marra në kokë, mjeku menjëherë pas kësaj, është transferuar në Qendrën klinike në Shkup, ku edhe po mjekohet.

“Pacienti ka kërkuar nga mjeku i sulmuar që të merr deklaratë me nënshkrim se mjeku tjetër, ku është dashur të pranohet në termin, nuk ka qenë në punë. Mjeku tjetër ka qenë në mbledhje tek drejtori. Pacienti i revoltuar se është refuzuar, e ka goditur dhe ka ikur. Në ndërkohë, ka ardhur policia dhe për 15 minuta, pacienti sërish është kthyer dhe në prezencë të policëve ka rrahur mjekun i cili ka marrë lëndime serioze”, njoftuan nga Klinika ku u hospitalizua kolegu i tyre nga Tetova.

Pasoi reagimi i ministrit Venko Filipçe i cili tha që: “Tani na treguan për këtë incident. Për fat të mirë nuk ka lëndime serioze. Tani është një gjendje stabile dhe do ta mbajnë nën kujdes intenziv në klinikën neurokirurgjike”.

Sot, Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, gjatë ditës së sotme (7-shtator), ka lëshuar padi penale kundër personit A.B. (43) nga Reçica e Madhe dhe vëllait të tij L.B. (40) nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale ,”dhunë” sipas nenit 386 alinea 3 lidhur me alinea 1 nga Kodi penal.

Të njëjtit janë të dyshuar se më datë 06.09.2018 në periudhë prej ora 09.00 deri ora 09 e 30 minuta, në Repartin për sëmundje të lëkurës, në Spitalin klinik të Tetovës, e kanë sulmuar fizikisht mjekun A.E (45) nga Tetova.

Të dyshuarit A.B. dhe L.B. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, kurse gjatë ditës së sotme, me parashtresë adekuate do të dërgohen përpara gjykatësit përkatës, me procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Tetovë.

Nga Sindikata e Qendrës Klinike dënon sulmin fizik ndaj një dermatologu që punon në Spitalin Klinik të Tetovës.

“Ky sulm i egër dhe brutal në prani të organit të rendit dhe qetësisë publike edhe përkundër të gjitha deklaratave deklarative, kartave dhe deklaratave të nënshkruara dhe të shprehura në të kaluarën për të parandaluar që incidente të tilla të izolohen, ato vazhdojnë dhe po rriten me intensitet të lartë”, deklarojnë nga Sindikata.

Është e qartë se, thonë nga atje, mjekët, infermierë dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor gjatë kryerjes së punëve nuk janë të mbrojtur mjaftueshëm, dhe çdo ditë janë të rrezikuar ndaj incidenteve të rrezikshme për jetën, fikën që ata nuk e duan dhe nuk është në vullnetin e tyre.

Sipas Sindikatës së Qendrës Klinike ajo që mungon është parandalimi, e cila është minimale, ku në shumë raste në edhe plotësisht mungon. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 14:53