RDK – Gostivar: Këshilltarët e RDK-së përfaqësojnë koalicionin e formuar qeveritar LSDM, BDI dhe RDK

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 13:54

RDK – Gostivar: Këshilltarët e RDK-së përfaqësojnë koalicionin e formuar qeveritar LSDM, BDI dhe RDK

RDK dega Gostivar : Qëndrimi i këshilltarëve të RDK-së që marrin pjesë në Këshillin e Komunës së Gostivarit

Partisë së Selës, Taravarit dhe Këshillit komunal të Gostivarit iu dëshirojm punë të mbarë dhe suksese në punët e tyre. RDK dhe kryetari i saj Vesel Memedi, nuk është ndarë nga LR-PDSH për interesa partiake, dhe as për interesa individuale. Ndarrja ka ndodhur përshkak të ndryshimit të konceptit politik, koncept i cili jemi bashku në momentet fillestare. Opcioni politik që përfaqësoi RDK në atë kohë, dhe solli ndryshimet qeverisëse, LSDM, BDI dhe RDK, sëbashku me partinë e Selës, për RDK mbetet opcioni i vetëm që e perkrahim, qoftë në nivel lokal apo nacional, pavarsisht daljes së RDK-së nga qeveria, deri në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Qëndrimet tona janë konzistente dhe nuk ndryshohen si ndrrimi i çorapeve, siç veprojnë disa parti politike dhe lider politik.

Këshilltarët e RDK-së, janë të vetëdijshëm se në Komunën e Gostivarit përfaqësojnë RDK-në, koalicionin e formuar qeveritar LSDM, BDI dhe RDK, prandaj ne nuk kemi kurfar hamendje, pavarsisht gabimeve të rënda politike që bëri BDI me ndryshimet e fundit në qeveri. Taravarit i propozojm të kërkoj dhe “blej” këshilltarët e BDI-së apo LSDM-së, sepse edhe ashtu deklaroi publikisht se këta këshilltarë i ka siguruar.

Që nga momenti i daljes nga qeveria, RDK mbetet në pritje të zhvillimeve politike, deri në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, sepse koha në të cilën ndodhemi, do dëshmoj më së miri se cila parti politike, cili lider politik, ndoqi rrugën e duhur në interes kombëtar, qytetar, dhe fetarë, dhe cila parti apo lider politik, ndoqi rrugën e gabuar apo opcionin antikombëtar.

Shërbimi për Informim – Dega e RDK-së Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 13:54