Më pak lëndë të pazgjedhura në Gjykatën Themelore të Tetovës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 14:11

Më pak lëndë të pazgjedhura në Gjykatën Themelore të Tetovës

Gjykata Themelore e Tetovës, vitin 2017 e ka filluar me 6300 lëndë për shqyrtim që janë bartur nga vitit 2016. Në ndërkohë, deri në mesin e këtij viti, për shqyrtim kanë qenë 3630 lëndë. Kështu thotë kryetari i Gjykatës Themelore të Tetovës Hasan Asani, sipas të cilët numri i lëndëve është përgjysmuar dukshëm gjatë viteve të fundit, shkruan gazeta KOHA.

“Në Gjykatën Themelore në Tetovë, mandatin kur e kam marrë që ta udhëheq gjykatën e Tetovës kishte mbi 6400 lëndë, tani numri i lëndëve është përgjysmuar deri te 3630 lëndë. Këtu bëjnë pjesë lëndët penale, civile, ekonomike, lëndët e kundërvajtjes e kështu me radhë”, thotë Asani.

Kjo gjykatë mbulon Komunat e Tetovës, Bogovinës, Bërvenicës, Zhelinës, Jegunocit dhe Tearcës, ndërsa për tërë këtë territor janë të angazhuar gjithsej 21 gjykatës, duke përfshirë edhe kryetarin e gjykatës. Ky numër i gjykatësve duhet që të merr në shqyrtim mbi gjashtë mijë lëndë në vit. “Për momentin, sipas numrit të lëndëve, me këtë numër të gjyqtarëve gjykata i mbulon lëndët pa asnjë problem, lëndët në kohë mbulohen, lëvizin te gjykatësit, gjykatësit në kohë i caktojnë seancat gjyqësore, i kryejnë në kohë, me ndihmën e gjykatësve dhe punëtorëve, është arritur që numri i lëndëve të përgjysmohet”, nënvizon ai.

Së fundmi, ka filluar renovimi i objektit të gjykatës. Rinovimi i fundit ishte kryer diku para 15 vitesh. Sipas kryetarit të gjykatës është pastruar pullazi, i cili ka qenë i stërmbushur me mbeturina të ndryshme. Po ashtu janë vënë në funksion edhe disa hapësira tjera të cilët kanë qenë të braktisura në objektin e gjykatës.

“Gjykata e Tetovës është rinovuar në vitin 2003/05 nga USAID. Është rinovuar salla e gjykimit komplet me përkthim simultan, është rinovuar arkivi për pranim, dhe disa hapësira të Gjykatës Themelore. Prej atë kohë, në Gjykatën e Tetovës nuk është bërë ndonjë intervenim më i madh. Për momentin, me mjetet e Këshillit gjyqësor, na është ndarë një buxhet me të cilin është paraparë që të rinovohet pullazi i Gjykatës Themelore të Tetovës, vendosje e izolimit, rregullimi i tavanit pikërisht kati i dytë, ndërrimi i të gjitha ulluqeve, vendosja e izolimit termik dhe ndërrimi i fasadës së re të ndërtesës. Me këto punime mendojmë se Gjykata e Tetovës do të merr një pamje krejtësisht ndryshe, kurse tërë ky investim kap vlerën rreth 100 mijë euro. Janë paraparë edhe punime gjatë vitit të ardhshëm” theksoi ai.

Në ndërkohë, sipas tij, aktualisht buxheti i Gjykatës Themelore të Tetovës është mbi 100 mijë euro, kurse sipas kreut të gjykatës do të kërkohet buxhet më i madh. Ndërkaq, kryetari i Gjykatës Themelore të Tetovës, Hasan Asani ka njoftuar se në institucionin që drejton ai, tashmë është avancuar edhe përdorimi i gjuhës shqipe, ku mbishkrimet, vulat, vendimet dhe aktet për komunikim me palët janë në dy gjuhë. BURIMI

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 14:11