Kur Nexhmije Pagarusha vizitoi Gostivarin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 14:40

Kur Nexhmije Pagarusha vizitoi Gostivarin

Nexhmije Pagarusha (Pagarushë, 7 maj 1933) është një këngëtare dhe aktore shqiptare, e mbajtur si mbretëresha e muzikës shqiptare. Gostivari dhe gostivarasit kanë pasur fatin që ta shohin nga afër në vitet 2002/03, shkruan Gostivari Sot

Nën shoqërinë e Shahindere Berlajolli – Stafaj, Pagarusha morri pjesë në inaugurimin e restoratit të dikurshëm në Gostivar “Aqua”, me pronar Gzim Zendeli.

Kujtojmë që veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon.

Ajo është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera . Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë.

Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë. Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu. ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert!

Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë. Ishte në jurinë e festivalit “Kënga Magjike 2005”. Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky. Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump. Gostivari Sot

Disa nga këngët e saj:

“Baresha”

”Ani mori nuse”

”Mora testin”

“Kur më shkon si zog n’hava”

“Kur më del në derë”

”Ke selvitë”

“Ç’u ngrit lulja në mëngjes”

“Çil njat zemër plot kujtime”

“Dallëndyshe”

“Një lule”

“Zambaku i Prizrenit”

Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore

“Dasma e përgjakur”, (1967)

“Jugovizioni” (1973)

“Gëzuar viti i ri” (1976)

“E kafshoja terrin” (1977)

“I ikuri”. (1980)

“Tre vetë kapërcejnë malin” (1981)

“Lepuri me pesë këmbë”

“Fluturimi i Micakut”

“Daullet e të çmendurve”,

“Rexha i nënës në grazhd të kalit”

“Vrasësit bëjnë dasmë natën” (1997)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Shtator, 2019 14:40