Vazhdojnë konsultimet me grupin punues të ekspertëve për Ligjin për Prokurorinë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 14:01

Vazhdojnë konsultimet me grupin punues të ekspertëve për Ligjin për Prokurorinë

Me grupin punues të ekspertëve sot në Ministrinë e Drejtësisë vazhdojnë konsultimet për Ligjin për Prokurorinë Publike, ndërsa pasdite është paraparë që në Kuvend të vazhdojnë edhe negociatat mes grupeve të punës nga pozita dhe opozita.

Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë të ditur se vazhdojnë konsultimet e djeshme me grupin e ekspertëve. Ndërkaq ministrja Deskoska dje në profilin e saj në Facebook me anë të një fotografie që e publikoi shihet se midis të pranishmëve është edhe prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, prokurorja e Speciales, Lençe Ristovska, akademiku Vllado Kambovski si dhe pedagogë nga Fakulteti Juridik.

Për shkak të afateve të shkurtuara Ligji për Prokurorinë Publike pritet të miratohet më së voni deri më 15 shtator. Për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike nevojitet shumicë votash pra 2/3 të votave nga deputetët, ndërsa miratimi i Ligjit për PP është kyç për për eurointegrimet e vendit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 14:01