Shkup, Policia konfiskon drogë e plumba pistolete

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 11:21

Shkup, Policia konfiskon drogë e plumba pistolete

Gjatë ditës së djeshme në vendkalimin kufitar “Bllacë”, gjatë kontrollit të makinës “Audi A3” me targa të Shkupit, drejtuar nga personi me iniciale M.SH. nga Shkupi, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e plumbave të kalibrit të ndryshëm. M.Sh. privohet nga liria dhe dorëzohet në Stacionin policorë të Çairit për procedurë të mëtejme, përcjell Flaka 

E ndërkohë, dje rreth orës 17.30 autoritetet policore të SPB – Shkup në rrugën “Kozle” ka arrestuar personin me iniciale F.S nga Shkupi, pasi pas kontrollit tek i njëjti është gjetur lëndë narkotike e tipit marihuanë.

Po ashtu rreth orës 11.45 minuta autoritetet policore gjatë kontrollit rutinor autoritetet policore në Shkup në rrugën “Orce Çopella” ka arrestuar 28 vjeçarin me iniciale A.Q nga Shkupi, pasi tek i njëjti është gjetur lëndë në formë pluhuri.

Pas regjistrimit të rasteve kundër tyre do të ngritet kallëzim në bazë të veprave që parasheh kodi penal i RMV-së. Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 11:21