Shkup, ashensori bie nga kati i parë në bodrum me katër persona brenda

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 11:31

Shkup, ashensori bie nga kati i parë në bodrum me katër persona brenda

Në një ndërtesë në Karposh të Shkupit ashensori bie nga kati i pari. Në ashensor kanë qenë katër persona të cilët e kanë shfrytëzuar ashensorin për tu ngjitur në katet më sipër të ndërtesës.

Sipas qiramarrëseve ashensori është ndërprerë në katin e parë dhe më pastaj ka rënë në bodrumin e ndërtesës dy kate nën tokë.

Nga Komuna e Karposhit thonë se ndërtesa është në ndërtim e sipër dhe se nuk ka kontroll teknik.

Në këtë aksident nuk raportohet për të lënduar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 11:31