Katica dorëhiqet, ligji në sitare e gjyqësori në “hallakamë”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 11:16

Katica dorëhiqet, ligji në sitare e gjyqësori në “hallakamë”

Komisioni për zgjedhje dhe emërime pa diskutim me vendim unanim ka vërtetuar propozimin që Katica Janeva të shkarkohet nga detyra Prokurore Speciale Publike.

Mirëpo dje rreth orës 15.00 ish-prokuroria speciale nga burgu i Shutkës ka dorëzuar një shkresë për aktivizim të dorëheqjes të cilën e kishte deponuar më 15 korrik.

Këshilli i prokurorëve publik kanë theksuar se dje deri në fund të ditës nuk kanë pranuar asnjë shkrim nga Janeva, këtë e kishte konfirmuar kryetari i këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski. Mirëpo ai shtoi duke thënë nëse arrijnë diçka nga Janeva gjatë ditës së sotme natyrisht që do të shqyrtohet.

Janeva kishte deponuar dorëheqje me kusht më datë 15 korrik, ditën që u arrestua Boki 13 për rastin “Reket”, e cila duheshe të aktivizohet atëherë kur edhe do të zgjidheshe prokuror i ri special.

E ndërkohë, sot me fillim prej ora 16:00, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizohet takimi i grupeve të punës për tejkalimin e dallimeve për Ligjin e Prokurorisë Publike, respektivisht përcaktimin e fatit të Prokurorisë Speciale Publike.

Përmbarimi i procesit të negociatave, që zgjatën pothuajse gjysmë viti, vjen në periudhën pasi që kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva dyshohet në rastin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, “Reket”. Ajo dha dorëheqje pak orë para se të arrestohet i dyshuari i parë në “Reket”, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 që e aktivizoi dje.

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Target- Fortesa”, “Tarifa”, “Toplik” dhe procedura e përsëritur për lëndën “Treqind” të PSP-së.

Rasti për ndjekjen joligjore të komunikimeve “Target- Fortesa” gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është Lençe Ristovska e PSP-së.

Në Gjykatë sot është caktuar seancë e re për lëndën “Toplik” i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i Diellit” në Sopishte edhe pesë persona të tjerë.

Sakaq, sot në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë. Ata dyshohen për blerje joligjore të sistemeve softuerik për nevojat e kompanisë, në vlerë prej katër milionë euro.

Në rastin “Treqind” i akuzuar është ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zbatimit të procedurës tenderiale dhe zgjedhjen e ofertës më të volitshme gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Brendshme.

Sipas akuzës së PSP-së Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin 453.570 euro. FLAKA 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Shtator, 2019 11:16