Ka filluar gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shtator, 2019 13:57

Ka filluar gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Në gjykatën Penale në Shkup mëngjesin e sotëm ka filluar gjykimi për aksidentin e tmerrshëm tragjik i cili ndodhi në Shkurt të këtij viti në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Në bankën e të akuzuarve janë ulur pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, si dhe i punësuari i tij Remzi Miftari i cili paraprakisht ka qenë i dënuar, po ashtu inxhineri makinerik i cili më herët kishte qenë i punësuar në Kontrollin Teknik të po kësaj kompanie, Igor Gjorgjevski dhe Goran Dukovski, Jane Bovarosvski si dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski. Në gjykatë të pranishëm kanë qenë edhe avokatët e të akuzuarve si dhe avokatët e të dëmtuarve.

Lëndën e përfaqëson prokurori Darko Jakimovski, ndërsa gjykatës Diana Gruevska Ilievska dhe Aleksanda Ristevska.

Prokurori Jakimovski në fjalët hyrëse ka thënë se gjykatësit do të gjykojnë për pasojat katastrofike të cilat kanë mundur dhe është dashur të ndalohen.

“Veprimet e të akuzuarve të lartpërmendur kanë të bëjnë me lidhje direkte me pasojat e aksidentit i cili rezultoi me vdekjen e 16 personave dhe 38 personave tjerë që ngelën të lënduar. Nuk egziston rebus kriminel i cili nuk ka zgjidhje. Kjo ngjarje është kulminacioni i një numri të madh të lëshimeve të cilat nuk kanë ndodhur vetvetiu”- ka thënë Jakimovski.

Në këtë lëndë për të akuzuarit rëndon vepra për krime kundër sigurisë së njerëzve./Alsat

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shtator, 2019 13:57