Gazetarë, aktorë dhe përfaqësues të institucioneve pjesë e trajnimeve rifreskuese për ndihmëne parë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shtator, 2019 15:18

Gazetarë, aktorë dhe përfaqësues të institucioneve pjesë e trajnimeve rifreskuese për ndihmëne parë

Sot, në hapsirat e Kryqit të Kuq të Maqedonisë – Organizata komunale Gostivar, në kuadër të fushatës “Padituria juaj kushton jetë” u realizua trajnimi i tretë rifreskues pa pagesë, transmeton Flaka 

Këtë herë në trajnim morrën pjesë persona publik të qytetit të Gostivarit, edhe atë aktorja Vjollca Baftiu Zylbeari, gazetar të televizioneve dhe portaleve, Abedin Bilalli (Flaka – Tv Globi) dhe Gzime Imeri (Tv2), si dhe përfaqësues të institucioneve: QMK, DMSH, udhëheqës të shkollave të mesme, profesorë, dhe instpektor shtetëror.

“Nëpërmes pjesëmarrjes të këtij trajnimi, të pranishmit dërguan mesazh deri tek qytetarët që të vijnë tek Kryqi i kuq të rifreskojnë njohuritë e tyre për ndihmën e parë”, shprehet Merita Alili nga Kryqi i Kuq në Gostivar. 

Pjesmarrësit kishin mundësi që të freskojnë njohuritë e tyre për Ndihmën e parë dhe gjithashtu të bisedojnë me ligjeruesit për përvoja të ndryshme. Trajnimin e realizoi mjeku dr.Besnik Zeqiri, demonstratori Burhan Klinçe si dhe të punësuarit e Organizatës komunale – Gostivar. FLAKA 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 5 Shtator, 2019 15:18