Mickoski: Nuk ka kompromis për drejtësinë, “Përzhino” të re nuk do të ketë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shtator, 2019 12:11

Mickoski: Nuk ka kompromis për drejtësinë, “Përzhino” të re nuk do të ketë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një video porosie të postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka përsëritur qëndrimin se për drejtësinë nuk planifikon kurrfarë kompromisi dhe se tek pushteti po sheh qëllime të fshehta në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Kanë dy qëllime”. E para është politike, të qërojnë hesapet përmes instalimeve në Prokurori me ata që mendojnë ndryshe politikisht. E dyta është që të mbrojnë kriminalitetin të cilin do ta lënë pas tyre, ndërsa sistemi i prokurorial t’ju shërbej si shërbëtor. Kjo kështu nuk mundet, dhe kështu nuk do të kaloj”, tha Mickovski në profilin e tij në Facebook.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shtator, 2019 12:11