Dimitrov: RMV pret të merr datë për fillim të negociatave me BE-në në tetor

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shtator, 2019 12:13

Dimitrov: RMV pret të merr datë për fillim të negociatave me BE-në në tetor

Maqedonia e Veriut pret të merr datë për fillim të negociatave me BE-në në tetor që do t’i bind të rinjtë të mos e braktisin vendin në kërkim të jetës evropiane, thotë ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në deklaratën për Rojters.

“Druajmë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë të dekurajuar në rrjedhën e mëtejmë të reformave nëse ajo nuk ndodhë. Çështjet e mëdha janë zgjidhur. Nëse nuk ka realizim adekuat të këtij shansi, ajo do të përçojë kritikë deri te liderët tjerë të Ballkanit se nuk ia vlen të investohet kapital politik në sjelljen e vendimeve të vështira dhe reformat”, vlerëson Dimitrov.

Shefi i diplomacisë ka thënë se vendi pret të bëhet anëtar i NATO-s në dhjetor ose fillim të vitit të ardhshëm pasi protokolli për qasje do të ratifikohet në gjitha shtetet anëtare të Aleancës.

“Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për anëtarësim në NATO, janë rritur ndjeshëm investimet e huaja në vend, ndërsa presim ai trend edhe më shumë të rritet pas hapjes së negociatave qasës me BE-në. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE-në nënkupton element shtesë për stabilitetit dhe parashikime që janë të nevojshëm për Ballkani”, thekson Dimitrov.

“Beteja më e madhe për ne është të mbajmë të rinjtë në shtëpi dhe prandaj duhet ta bëjmë vendin tonë evropian, ndërsa ata mund ta shijojnë mënyrën e jetës evropiane në shtëpi në vend se të largohen jashtë, ka thënë ministri Nikolla Dimitrov.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 4 Shtator, 2019 12:13